LAJMI I FUNDIT:

Del në ankand me çmim mbi 22 mijë euro mikrofoni me të cilin Cardi B gjuajti një fans gjatë koncertit

Del në ankand me çmim mbi 22 mijë euro mikrofoni me të cilin Cardi B gjuajti një fans gjatë koncertit

Mikrofoni famëkeq me të cilin Cardi B gjuajti një fanse ka dalur në ankand.

Këngëtarja dhe reperja kontrovers tani është e dyshuar në një hetim për gjuajtjen e mikrofonit të saj ndaj një fansi teksa performonte në një klub plazhi në Las Vegas të shtunën.


Pamjet e incidentit tregojnë Cardin, 30 vjeçe – emri i vërtetë i të cilës është Belcalis Almanzar – duke u përgjigjur në mënyrë agresive pasi një grua në audiencë i hodhi një pije në skenë, shkruan DailyMail.

Mikrofoni – në pronësi të kompanisë së prodhimit të audios me bazë në Vegas, The Wave – tani është në ankand në eBay në një përpjekje për të mbledhur para për “Friendship Circle”, një organizatë që ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta.

Punonjësi i kompanisë së prodhimit, Scott Fisher, i cili e mori mikrofonin, i tha TMZ se ishte e lehtë për t’u gjetur sepse fjala ‘MAIN’ ishte ngjitur në dorezën e tij.

Fisher thotë se mikrofoni ende funksionon, pavarësisht se u hodh me forcë të konsiderueshme nga reperja, e cila ishte në skenë vetëm disa orë pasi hodhi një tjetër mikrofon mbi DJ-në e saj ndërsa performonte një ditë më parë.

Çmimi aktual i tij renditet si 25,100 dollarë (22.849 euro) nga vetëm 27 oferta – një shifër që pritet të rritet ndjeshëm gjatë gjashtë ditëve të mbetura në faqen e ankandit.

Ndërkohë, gruaja që u godit nga mikrofoni shkoi në Las Vegas Metro PD të nesërmen për të raportuar incidentin, raporton TMZ.

Ajo i tha policisë se ishte goditur nga mikrofoni i hedhur nga skena, por nuk dihet nëse gruaja i tha policisë se fillimisht i kishte hedhur lëng ndaj artistes.

Të gjitha lajmet nga Cardi B
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cardi B

Në një kthesë tjetër intriguese të ngjarjeve, një tjetër fanse ka pohuar në rrjetet sociale se ajo është goditur nga mikrofoni dhe tha se nuk goditi personin që hodhi pijen te Cardi.

Incidentet e reperes vijnë pasi mbylli thashethemet se ajo dhe bashkëshorti i saj Offset krijuan një skandal tradhtie për të promovuar këngën e tyre bashkëpunuese, “Jealousy”, e cila u publikua të premten. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori