Del Bosque inkurajon Diego Costan

Costa ka debutuar për La Rojan në Kupën e Botës 2014, pas paraqitjeve fenomenale me Atletico Madridin.
“Ne e thirrëm Diegon, sepse ne besojmë në të. Dhe ne ende besojmë se ai do të bëjë mirw”, ka thënë Del Bosque në një intervistë me ‘ABC Deportes’.
“Ai nuk ka luajtur keq në Sllovaki apo kundër Luksemburgut. Ai është duke bërë mirë me Chelsean. Ne besojmë se do të jetë një zgjidhje”.
Del Bosque u pyet edhe në lidhje me të mesfushën e Spanjës dhe tha se ka shumë opsione.
“Ne kemi një grup të madh. Juan Mata, David Silva, Cesc Fabregas, Isco, Andres Iniesta, Santo Cazorla, Thiago Alcantara, Koke, Sergio Busquets ... shikoni se çfarë kemi në”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































