Deklaratë zyrtare për lëndimin e Berishës dhe Rashanit

Kosova arriti të barazoi 2-2 me Shqipërinë në një ndeshje ku nuk mungoi spektakli si në fushë ashtu edhe në tribuna.
Berisha u lëndua me të filluar ndeshja, ndërsa Rashani pasi shënoi gol pësoi edhe ai një dëmtim muskulor.
“Dy futbollistët e lënduar të ekipit futbollistik të Kosovës Ilir Berisha dhe Elbasan Rashani, pas trajtimit të marrë në Spitalin Amerikan, i janë bashkuar pjesës tjetër të ekipit. Ata iu nënshtruan ekzaminimeve imazherike ku rezultoi se të dy këta futbollistë pësuan lëndim të lehtë muskulor. Pas trajtimit të duhur ata janë shoqëruar nga stafi mjekësor i Spitalit Amerikan për në ambientet e hotelit ku qëndron i akomoduar gjithë ekipi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Spitali Amerika.
Kosova nuk do të luaj ndeshje tjetër, ndërsa Shqipëria luan pas tri ditëve me Gjeorgjinë. /Telegrafi/












































