LAJMI I FUNDIT:

Deklarata për të cilën u shkarkua Agim Veliu

Deklarata për të cilën u shkarkua Agim Veliu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar sot nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Kurti ka vendosur ta shkarkojë Veliun pas deklaratës së tij lidhur me pandeminë e coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Kurti shkarkon Agim Veliun
Lexo po ashtu Kurti shkarkon Agim Veliun

Sipas Kurtit, Veliu me deklaratën e tij ka përhapur panik te qytetarët.

Më poshtë deklarata e Veliut për të cilën u shkarkua nga posti i ministrit:

“Situata në Kosovë është serioze, numri i të prekurve po rritet nga ora në orë dhe sigurisht institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet në mënyrë që të parandalojë këtë pandemi. Unë besoj personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat qofshin ato ekstreme, që të mbrohemi nga ky rrezik që ka përfshirë globin por edhe Kosovën”, kishte thënë Veliu në Klan Kosova.

Kujtojmë se Veliu kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryetar i Komunës së Podujevës, për pozitën e ministrit./Telegrafi/

https://youtu.be/wl0jC9bgsw8