LAJMI I FUNDIT:

Deklarata për shkëmbimin e territoreve, Çitaku: Është turp që Kurti merret me Thaçin

Deklarata për shkëmbimin e territoreve, Çitaku: Është turp që Kurti merret me Thaçin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili sot deklaroi se projekti i shkëmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë.

Çitaku në reagimin e bërë thotë se është turp që Kurti merret me ish presidentin Hashim Thaçi, transmeton Telegrafi.


“Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit. Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaqë vogëlsine e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme. Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ja kthej sepse eshte në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në”, ka pohuar ajo.

Shkëmbimi i territoreve, Kurti: Projekti ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur - liderët autoritarë flisnin për tokën si të ishin prona private
Lexo po ashtu Shkëmbimi i territoreve, Kurti: Projekti ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur - liderët autoritarë flisnin për tokën si të ishin prona private

Tutje, ajo ka thënë se gjatë qeverisjes së Thaçit ka pasur rezultate të shumta.

“Poashtu, rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit është një ure këmbësorësh fshati dhe një mori sanksionesh nga aleatët tonë. I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”, ka pohuar ajo në Facebook.

Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti gjatë diskutimit të tij në kuadër të Forumit të Paqes tha se po jetojmë në kohën kur projekti i shkëmbimit të tokave ka dështuar, por ideja siç tha ai ende nuk ka vdekur.

“Ky projekti i këmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, një prej paraardhëseve të mi, pasi në atë kohë është parë si një rregullim, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familje të tyre e që flasin për territore të shtetit të tyre si të ishin prona private”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori