LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Thierry Henryt bëhet virale pas kërkesës që i bën ‘France Football’: Mbyllni votimin, Benzema e fiton ‘Topin e Artë’

Deklarata e Thierry Henryt bëhet virale pas kërkesës që i bën ‘France Football’: Mbyllni votimin, Benzema e fiton ‘Topin e Artë’

Legjenda franceze e futbollit, Thierry Henry është i bindur se Karim Benzema do ta fitoj ‘Topin e Artë’ për vitin 2022.

Benzema ka fituar një tjetër trofe këtë edicion me Real Madridin, pasi pas La Ligas ka triumfuar edhe në Ligën e Kampionëve.

34-vjeçari ka pasur vitin e tij më të mirë në karrierë duke e mbyllur sezonin me 44 gola e 15 asistime në 46 ndeshje zyrtare.

Reprezentuesi francez fitoi edhe çmimin si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 15 gola, dy më shumë se Robert Lewandowski në pozitën e dytë.

Ish-sulmuesi legjendar francez, Thierry Henry është i bindur se bashkëkombësi i tij do ta fitoj këtë vit trofeun personal më të vlefshëm në botë e futbollit ‘Topin e Artë’.

Henry ka thënë se pas triumfit të Benzemas në finale me Realin, tanimë i ka bërë të ditur ‘France Football’ që ta mbyll votimin pasi Benzema e fiton trofeun.

“Unë thjesht doja t’i thosha diçka “France Football” ose kujtdo që voton… Mbylleni votimin, Benzema e fitoi. Mirupafshim!”, deklaroi Thierry Henry.

Deklarata e Henryt është bërë virale në rrjetet sociale pasi shumë tifozë të futbollin e ndajnë mendimin e njëjtë me legjendën franceze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori