LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Taravarit pas procesit të votimit në Gostivar

Deklarata e Taravarit pas procesit të votimit në Gostivar

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari sot bashkë me familjen votoi në shkoll “Bashkimi” në Gostivar duke kërkuar që këto zgjedhje të shkojnë në atmosferë demokratike.

“Sot bashkë me familjen e bëmë detyrën, obligimin tonë si qytetar të këtij shteti. Kënaqësi që Arbri djali i vogël voton këtë herë. Porosia ime për gjithë qytetarët është që këto zgjedhje të kalojnë fer, të jenë demokratike dhe në fund sovrani vendos”, u shpreh Taravari.


Taravari shtoi se, kushdo qoftë merr përkrahjen më të madhe nga qytetarët, duhet të urohet.

“Shpresoj se 8 maji do të jetë ditë më e rëndësishme se 24 prilli, kur mbahen zgjedhjet parlamentare. Uroj dhe shpresoj të shkohet me atmosferë fer dhe demokratike”, tha Taravari.

Ndryshe, në garën për kandidat për president, te shqiptarët garoi Bujar Osmani nga Froni Evropian, dhe 5 kandidatë tjerë nga kampi maqedonas.