Reforma e administratës publike nuk është një përcaktim deklarativ, por një proces që kërkon punë të vazhdueshme, vizion të qartë dhe rezultate konkrete, theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në ngjarjes promovuese për avancimin e punësimit bazuar në meritë, integritet dhe kompetenca në sektorin publik, organizuar nga ministria e Administratës Publike dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

Ai theksoi se ministria e Administratës Publike, ka ndërmarrë detyrimin të jetë nxitësi i reformave në sektorin publik dhe bartës i ndryshimeve që qytetarët dhe institucionet presin, dhe vlerësoi se reformat janë më të suksesshme kur ato ndërtohen përmes partneritetit, ekspertizës së përbashkët dhe angazhimit të përbashkët.


Sipas ministrit, në periudhën e kaluar u përgatitën dhe u miratuan ligje kyçe sistemike që paraqesin bazën për profesionalizimin e mëtejshëm të administratës publike – Ligji për nëpunësit administrativë, Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligji për përsosje profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativë.

“Me këto zgjidhje ligjore, kemi vendosur standarde të reja në menaxhimin me burimet njerëzore në sektorin publik. Kemi krijuar një kornizë ligjore që afirmon parimet e sistemit të meritës, transparencës, profesionalizmit, llogaridhënies dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional”, theksoi Minçev.

Në ngjarjen u prezantuan sistemi i ri i punësimit i bazuar në meritë, integritet dhe kompetencë, Rregullorja për kompetencat e punës së nëpunësve administrativë dhe Udhëzuesi për punësim të bazuar në integritet, meritë dhe kompetencë.

Sipas Minçevit, këto mekanizma duhet të ndihmojnë institucionet të zbatojnë procedura punësimi objektive, të drejta dhe transparente, me fokus në kompetencat reale të kandidatëve dhe integritetin si një vlerë thelbësore në sektorin publik.
“Në këtë mënyrë, po krijojmë kushte për forcimin gradual të sistemit të meritës dhe për uljen e subjektivitetit në proceset e përzgjedhjes dhe punësimit”, theksoi Ministri.