LAJMI I FUNDIT:

Deja Vu e përsëritur – çka po ndodh me Interin?

Deja Vu e përsëritur – çka po ndodh me Interin?
MILAN, ITALY - FEBRUARY 03: FC Internazionale Milano coach Luciano Spalletti shows his dejection at the end of the serie A match between FC Internazionale and FC Crotone at Stadio Giuseppe Meazza on February 3, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
-->

Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta, dikur thoshte se një ekip i caktuar “gjithmonë luan më keq sepse është i paralizuar nga ankthi dhe është në pikëpyetje baraspeshimi i agrsivitetit dhe koherencës taktike”. Ai po fliste për Anglinë e jo për Interin, por problemet janë të njëjta. Si është e mundur që të ndërrohet trajneri, të ndërrohen lojtarët dhe regjimet në krye të klubit dhe të vazhdojnë të rezonojnë mangësitë e njëjta mentale? Ky është problemi me të cilin po përballen Nerazzurët.

Sigurisht se kjo ishte ndryshe nga koha kur Mancini ishte në krye? Është ndjerë më ndryshe, por çuditërisht është shumë e ngjashme. Interi po i afrohej festave të fundvitit në një pzoitë më të mirë se kur Mancini ishte në krye, në një të kaluar jo shumë të largët. Ata ishin të pamposhtur, shkatërruan Chievon e tejkaluan Juventusin në Juventus Arena, kurse Spalletti u duk premtues për një luftë për titull e jo vetëm një vend në Ligën e Kampionëve.

Candreva ishte lojtari që krijoi më së shumti raste në Evropë. Kjo ka ndryshuar pas dhjetorit. Foto: Getty Images

Së pari Sassuolo, më pas Udinese dhe gjithë ajo që ndoqi më pas Interin e bëri dhjetorin një kapitulim absolut. Një barazim ndaj Romës pas pushimit dimëror ofroi mundësi të mira para ndeshjeve “të lehta” ndaj Spalit, Crotones, Bolognas, Genoas dhe Beneventos, ndeshje këto që dukeshin lehtë të fitueshme të gjitha, por ku vetëm vazhdoi mediokriteti i Interit.

Në atë që mund të quhet vetëm një performancë e turpshme dhe pa shkëlqim, djemt e Spalletit barazuan ndaj Spalit. Është e vërtetë se ekipi pranoi një gol të vonshëm, por vendasit e merituan pikën. Si mundet që një ekip me një trajner të ri, me disa lojtarë të rinj dhe me pronësi të re të bëjë të njëjta gabime që shumë ekipe të Interit e kanë bërë në dekada? Si mund të përsëritet historia vetvetiu dhe një ekip që nuk ka fare lidhje e as dukjen e ekipeve të Mancinit, Benitezit ose të shumicës së trajnerëve tjerë si Marini, Hodsgon ose Lucescut të ketë të njëjta probleme?

Interi për një kohët ë gjatë është njohur si ekipi “Pazza” (i çmendur). Një përzierje potente e disbalancit, diamantit dhe qymyrit, Recobas për Benoit Cautein, por sigurisht se ishte kjo vetëm një epidemi nën Morattin? Madje kjo kulmoi edhe me triumfin e një triplete kur një trajner si Mourinho arriti të menaxhojë që të sigurojë qymyrin për të siguruar diamantët. E drejtë? Shumë gabim, pasi kjo është më shumë e dëmshme se sa që mund të mendohet, pasi ky është një klub që disi në bazën e vet ja del të ketë optimizëm dhe ta përkthejë këtë në një pasiguri dhe tragjedi të paevitueshme.

Harrojeni personelin, harrojini trajnerët dhe harrojini pronarët, pasi që ka pasur shumë të tillë, madje është tepruar viteve të fundit. Psikologu i sportit, Geir Jordet ka punuar me ekipe në Norvegji, Danimarkë, Suedi, Angli, Gjermani, Francë, Belgjikë dhe Holandë. Ai beson se ekipe të caktuara janë më në rrezik kur fillon të përdoret fjala “optimizëm”. Kur cilësia e “outsajderit” ose “jofavoritit” fillon të mos përmendet për shkak të performancave ët mira, optimizmi del në pah dhe pikërisht këtu qëndron rreziku sipas tij.

Kapiteni Icardi vizitoi Maldivet në mes të sezonit e në mesin e problemve dhe u sigurua që të ketë probleme edhe në jetën private me gruan e tij pas pushimeve “romantike” e plot luks. Këto probleme të Icardit u reflektuan në fushë pasi ai ka dështuar ta bart mbi supe ekipin në rënien e madhe ku ka dy muaj që Interi s’ka fituar. Foto: Getty Images

Ajo që ndodh sipas Jordet është optimizmi që vjen nga lëvdatat publike që i bëhen ekipit dhe që mund të lidhen me paraqitjet në atë që rezulton si “ikje nga strategjia vet-rregulluese”. Kjo do të thotë se nga perspektiva psikologjike, kur një ekip është i lëvduar nga baza e vet e fansave për shkak të një paraqitje të mirë e plot besim, kjo mund të sjellë një “ikje” që do të thotë se ekipi fillon ta shmangë realitetin dhe teknikisht i beson kulmit të vëmendjes. Kjo sjelljë bllokada në strategjinë vet-rregulluese që e monitoron vet-performancën.

Teksa kjo mund të tingëllojë shumë e komplikuar, e sqaron në një mënyrë pse Interi po dështon që të ndërtojë vet një platformë superiore. Roma ka mundur ta bëjë këtë duke analizuar të njëjtat faktorë.

Teoria e Jordet se ankthi dhe lëvdatat publike janë të lidhura dhe kanë peshë, mund të jetë përshkrimi se pse Interi ka frikë nga vendimet e gabuara. KJo është arsyeja pse gjasat e Nerazzurëve që nga fillimi i dhjetorit kanë qenë të kufizuara dhe kanë luajtur një brend futbolli që është i keq, i parashikueshëm dhe jo avanturesk.

Duhet të mos harrojmë se Interi nuk ishte i pëlqyeshëm për t’u shikuar në asnjë ndeshje këtë sezon dhe Spalletti ishte instrumental që të nxjerrë më të mirën nga lojtaërt që më parë kanë performuar nën nivel. Përkundër faktit se nuk ka luajtur futbollin e njëjtë që është parë në Napoli, Interi ka vazhduar të fitojë ndeshjet dhe është shfaqur me vullnet e dëshirë për të fituar. Kjo nuk mund të zhduket brenda një nate dhe teksa erdhi dhjetori, kjo edhe ndodhi.

Tifozët kanë pritur shumë, e çka është më e keqja filluan të besojnë, e presioni ra te lojtarët të cilët nuk kanë dashur të bëjnë gabime. Ndoshta Spalletti duhet ta kërkojë Jordetin në afatin kalimtar dimëror, e të mos kërkojë mesfushorë? Çka tjetër mund të shkojë gabim, në fund të ditës? Ky është Interi tipik…

/Telegrafi/