LAJMI I FUNDIT:

Dëgjoi në veturë muzikë ukrainase, arrestohet qytetari i Moskës – dënohet me 15 ditë burgim

Dëgjoi në veturë muzikë ukrainase, arrestohet qytetari i Moskës – dënohet me 15 ditë burgim

Në Rusi është duke mbretëruar një atmosferë kaosi, cenzure dhe shkelje të drejtave të njeriut, ku mendimi ndryshe prej atij të presidentit Vladimir Putin, sanksionohet në forma të ndryshme.

Një rast i tillë është regjistruar sot në Moskë, ku një qytetar është dënuar me 15 ditë burgim për një arsye krejt banale, transmeton Telegrafi.


Ky qytetar i Moskës ishte duke dëgjuar muzikë ukrainase në veturën e tij, kur u ndalë nga policia që menjëherë e prangosën.

Ai u arrestua me pretekstin se me dëgjimin e muzikës ukrainase, ka “diskredituar ushtrinë ruse”.

Ky veprim po cilësohet si i pakuptimtë, nga aktivistë dhe drejtues të organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut. /Telegrafi/