LAJMI I FUNDIT:

Defrel është thuajse i Romës, e konfirmon trajneri

Defrel është thuajse i Romës, e konfirmon trajneri

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka konfirmuar se Gregoire Defrel është thuajse lojtar i Giallorossëve.

Klubi italian thuhet se ka arritur marrëveshje në vlerë prej 20 milionë eurosh me Sassuolon për futbollistin ofensiv dhe tash trajneri ka konfirmuar se pritet të ndodhë zyrtarizimi.


Di Francesco do përforcime, Monchi e ka gati listën e transferimeve (Foto)
Lexo po ashtu Di Francesco do përforcime, Monchi e ka gati listën e transferimeve (Foto)

“Sa i përket Defrel, mund të them se është shumë afër, por ende nuk ka mbaruar. Kam lexuar shumë për të, duam ta përmirësojmë cilësinë e skuadrës sonë dhe dua të krijoj konkurrencë brenda skuadrës”.

“Mendoj se ai është alternativë e shkëlqyer për Dzekon dhe mund të luajë edhe në krah të djathtë. Do të jem i kënaqur nëse vjen”, ka deklaruar Di Francesco.

Ai më tej ka thënë se është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, si pasojë e lëndimit të Luca Pellegrinit. /Telegrafi/