Në Komisionin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme është zhvilluar të enjten, 21 prill, debati për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë.
Për përmbajtjen e këtij raporti ka folur Viola von Cramon, raportuese për Kosovën, ndërkaq, REL ditë më parë ka publikuar pjesët kryesore të këtij dokumenti.
Disa folës në debatin e së enjtes kanë shprehur mirënjohje për shpejtësinë, me të cilën Kosova kishte mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe kishte dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Në debat kanë folur edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe ata të shërbimit të Jashtëm të BE-së.
Vasilis Maragos nga Komisioni Evropian ka shprehur mirënjohje për qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë. Ai ka përshëndetur në veçanti edhe pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në konferencën e donatorëve për Ukrainën.
Maragos ka paralajmëruar se Komisioni do ta ndihmojë Kosovën për t’u përballur me pasojat ekonomike. Në mënyrë të veçantë Maragos ka përmendur nevojën për investime në sektorin e energjisë duke e quajtur krizën e fundit të furnizimit me energji në Kosovë, si alarm për t’u zgjuar nga gjumi.
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në këtë debat ka përsëritur se vlerësimi i Komisionit Evropian vazhdon të jetë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se mbështetja nga Parlamenti Evropian në këtë drejtim mbetet kyçe.
Elsa Fenet, nga shërbimi i veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) po ashtu ka vlerësuar qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë. Ajo ka thënë se Kosova formalisht nuk është e obliguar që t’u përshtatet qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme, por gjithsesi një përshtatje e tillë është e mirëseardhur. Ajo ka theksuar se Kosova do të duhet të tregojë më shumë fleksibilitet në bashkëpunimin rajonal.
Sa i përket dialogut ka thënë se situata gjeopolitike e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë më të nevojshëm.
Deputeti kroat Tonino Piculla ka kërkuar nga BE-ja që të dëshmojë përkushtim ndaj Kosovës.
“Roli ynë në Kosovë është kyç, por ne kur kërkojmë përmbushje të kushteve, duhet të dëshmojmë me shembullin tonë përkushtimin. Është e papranueshme që BE-ja akoma nuk i ka liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.
Raportuesja Von Cramon në fund të debatit ka bërë ftesë që, në kohën kur fokusi është në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, të mos harrohet se procesi i pajtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk ka dhënë rezultate akoma. Ajo ka rikujtuar se në Kosovë edhe sot mund të shihen traumat nga lufta.
Në debatin për raportin për Serbinë është shprehur keqardhje për qëndrimet e saj rreth luftës në Ukrainë dhe kjo është parë si largim i Serbisë nga aspiratat e saj evropiane. Disa deputetë kanë përmendur edhe pasoja të rënda për Serbinë nëse nuk dëshmon se dëshiron të respektojë vlerat evropiane.
Shumë deputetë kanë thënë se “ka kaluar koha kur kanë mundur të bëhen balancime të qëndrimeve dhe tash Serbia, sikur secili shtet tjetër evropian, duhet të vendosë se në cilën anë dëshiron të jetë”.
Edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Biliçik, ka kërkuar që Beogradi t’i mbështesë qëndrimet e BE-së.
“Shtetet sovrane miratojnë qëndrime sovrane, por edhe mbajnë përgjegjësi për qëndrimet e tilla” ka thënë Biliçik, duke shprehur pritjet e tij që Serbia t’i mbështesë qëndrimet e BE-së.
Michael Muler nga Komisioni Evropian ka thënë gjatë këtij debati se qëndrimet e Serbisë sa i përket agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës do të merren në konsideratë kur të vendoset për hapat në procesin e zgjerimit.
Elsa Fenet nga EEAS ka thënë se, ndonëse Serbia ka mbështetur disa qëndrime të BE-së, siç janë votimet në OKB, ende nuk e ka mbështetur asnjë sanksion ndaj Rusisë për agresionin kundër Ukrainës. Ajo ka thënë se kanë vazhduar kontaktet politike mes Serbisë dhe Rusisë, përfshirë edhe me ata që i ka quajtur “persona kundërthënës”. Po ashtu, ajo ka tërhequr vërejtjen se fushata dezinformuese ruse në Serbi vazhdon të jetë e pranishme.
Viola Von Cramon ka përshëndetur përmbajtjen e raportit për Serbinë, por e ka kritikuar grupin e Partive Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian duke e quajtur si “zonë e sigurt për interesat e Partisë së presidentit Vuçiq”.
Deputeti nga Kroacia, nga radhët e grupimit Socialist dhe Demokrat, Tonino Piculla, ka thënë se Serbia nuk po e zbaton në praktikë obligimin për bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë. Ai ka thënë se BE-ja nuk mund të tolerojë më kalkulime rreth standardeve dhe vlerave të saj.
Serbinë disa deputetë e kanë ftuar edhe që t’i hapë arkivat e ish-shërbimit sekret komunist UDB-së.
Raportet për Kosovën dhe Serbinë, sikur edhe për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, do të votohen në mesin e qershorit në Komisionin e politikës së jashtme, ndërsa në seancë plenare në muajin korrik. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fronti Europian: OBRM-PDUKM po bën koalicion me parti proruse dhe antishqiptare
Aksion në orët e hershme të mëngjesit në Podujevë – arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi