LAJMI I FUNDIT:

Debat për të drejtat e arsimit në Maqedoni

Debat për të drejtat e arsimit në Maqedoni

Në organizim të Fakultetit juridik ‘Justiniani i Parë’ Shkup, në kuadër të Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodij’ dhe Avokatit të Popullit të RM-së sot do të mbahet debat profesional me temë ‘E drejta e arsimit në RM, realizimi i saj dhe mbrojtja’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më pas, dy institucionet do të nënshkruajnë edhe Memorandum për bashkëpunim me të cilin vazhdohet bashkëpunimi shumëvjeçar.


Në debatin profesional fjalime përshëndetëse do të kenë dekani i Fakultetit Juridik, Goran Koevski dhe avokati i popullit Ixhet Memeti, ndërsa diskutime në këtë temë do të kenë profesorët Borçe Davitkovski, Ana Pavllovska Daneva, si dhe zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska Mustafa. /Telegrafi/