LAJMI I FUNDIT:

Debat në Kuvend për ligjin e ri për Avokatin e popullit

Debat në Kuvend për ligjin e ri për Avokatin e popullit

Ashtu siç është i konceptuar ky propozim, Avokati i popullit mbetet financiarisht i varur nga qeveria, ndërsa gjatë aktivitetit të tij do të mbetet pa mekanizma  të cilat do ti mundësojnë të detyroj ministritë dhe organet e administratës shtetërore që ti zbatojnë rekomandimet lidhur me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sot në kuvend para komisionit për sistem politik, rreth këtij propozimi ka diskutuar edhe avokati i popullit Ixhet Memeti, sipas të cilit me këtë propozim atij po ashtu do ti pamundësohet që të punësoj kuadër profesionist për kryerje të funksionit të tij, ndërsa kuvendi në vend të përkrahësit dhe motorit të tij do të mbetet lexues i heshtur i raporteve të Avokatit të Popullit.


“Kjo zgjidhje e propozuar nuk siguron efektuim të tërësishëm të parimeve të Parisit për mandatin dhe pavarësinë e institucionit kombëtar për të drejtat e njeriut dhe as që korrespondon me rekomandimet e përgjithshme në përputhje me listën e prioriteteve urgjente reformuese të Republikës së Maqedonisë të Komisionit Evropian ku theksohet që zyra e Avokatit të popullit duhet të jetë e rregulluar në tërësi në pajtim me parimet e Parisit.

Me këtë rast Avokati i popullit, Ixhet Memeti nga Ministria e drejtësisë ka kërkuar që nëpunësve në zyrën e Avokatit të popullit tu hiqet statusi i administratorëve sepse ky status nuk përputhet me detyrat dhe angazhimet e tyre të punës./Telegrafi/