LAJMI I FUNDIT:

De Ligt refuzon Unitedin për Barcelonën

De Ligt refuzon Unitedin për Barcelonën

Matthijs de Ligt thuhet se ka ndarë mendjen për t’u transferuar te Barcelona, duke refuzuar një kalim te Manchester Unitedi.

Mbrojtësi i talentuar holandez ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar me Ajaxit në Eredivisie dhe Ligën e Kampionëve.


Paraqitjet e tij të mira dhe prej një lideri në mbrojtje kanë bërë që shumë klube të mëdha të vihen pas tij, mes tyre Barcelona dhe Unitedi.

Unitedi i ofron De Ligtit 14 milionë euro në vit
Lexo po ashtu Unitedi i ofron De Ligtit 14 milionë euro në vit

Unitedi besohet t’i ketë ofruar De Ligt një marrëveshje me vlerë 250 mijë funtesh në javë apo 14 milionë euro në vit për të kaluar në Old Trafford, por lojtari thuhet se ka vendosur të pajtohet me Barcelonën.

de Ligt është njëri nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Sipas rrjetit televiziv ESNP, Djajtë e Kuq presin që mbrojtësi i Ajaxit do të rezistojë kërkesat e tyre dhe të përfundojë një transferim te Barcelona.

Burime nga Old Trafford besojnë se kampionët spanjollë arritën një marrëveshje me kapitenin e Ajaxit dy muaj më parë, duke i dhënë fund shpresave të tyre për transferimin e 19-vjeçarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori