LAJMI I FUNDIT:

De Laurentiis i hapur për shitjen e Koulibalyt

De Laurentiis i hapur për shitjen e Koulibalyt

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se është i përgatitur të shesë Kalidou Koulibaly, por vetëm për çmimin e duhur.

Koulibaly është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht dhe skuadrat e mëdha evropiane e duan në radhët e veta.


Manchester Unitedi tashmë ka pasur një ofertë për mbrojtësin e Senegalit, ndërsa Reali i Madridit tani është gjithashtu i etur për shërbimet e tij.

De Laurentiis: Kemi marrë ofertë 105 milionë euroshe për Koulibalyn
Lexo po ashtu De Laurentiis: Kemi marrë ofertë 105 milionë euroshe për Koulibalyn

Deri më tani, Napoli ka refuzuar të gjitha ofertat në drejtim të tij, por tani presidenti De Laurentiis ka thënë se është i hapur për shitjen e Koulibalyt.

Kalidou Koulibaly (Getty Images)

“Kujtoj se kemi refuzuar një propozim me vlerë 105 milion euro, por mos më pyesni cila skuadër ishte”, ka thënë fillimisht De Laurentiis për Corriere dello Sport.

“Ne do të reflektojmë për këto çështje vetëm në rast se ka një ofertë që tejkalon çmimin e tregut”.

Agjenti i Koulibalyt: Unitedi interesohet që një kohë të gjatë, ka avantazh për transferimin e tij  
Lexo po ashtu Agjenti i Koulibalyt: Unitedi interesohet që një kohë të gjatë, ka avantazh për transferimin e tij  

“Gjithashtu do ta shisnim vetëm nëse lojtarët duan që ne të pranojmë këto propozime”, përfundoi presidenti i Napolit.

Në të vërtetë, është sugjeruar që një ofertë prej 150 milionë euro do të ishte e mjaftueshme që De Laurentiis ta shiste qendërmbrojtësin. /Telegrafi/