LAJMI I FUNDIT:

De Jong drejt largimit, Barcelona arrin marrëveshje me zëvendësuesin e holandezit

De Jong drejt largimit, Barcelona arrin marrëveshje me zëvendësuesin e holandezit

Frenkie de Jong duket se do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona, pasi interesimi për të nuk mungon nga skuadrat e mëdha.

Mesfushori holandez pritet t’i sjell të ardhura të mëdha katalunasve, pasi shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij.


Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Bayern Munich e Juventus janë ekipet që kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit holandez.

Nga shitja e tij Barcelona synon të fitojë rreth 80 milionë euro, para që do t’i përdorin për ta kaluar krizën e madhe financiare që ka kapluar klubin.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Barcelona tanimë ka gjetur zëvendësuesin e De Jong dhe tani ka arritur marrëveshje me klubin e Valencias.

Fjala është për mesfushorin Carlos Soler i cili është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë, ku ka shënuar 12 gola e ka asistuar në pesë të tjerë në 34 ndeshje zyrtare.

Disa prej anësorëve më të shpejtë në botë kanë vuajtur përballë Albas, por Soler e la në hije mbrojtësin e Barcës
Lexo po ashtu Disa prej anësorëve më të shpejtë në botë kanë vuajtur përballë Albas, por Soler e la në hije mbrojtësin e Barcës

Barcelona ka pranuar t’i paguajë Valencias 20 milionë euro në verë për transferimin e reprezentuesit spanjoll në Camp Nou.

25-vjeçari vlerësohet rreth 50 milionë euro, por duke parë se ka kontratë vetëm edhe një vit, atëherë Valencia ka pranuar ofertën e Barcelonës prej 20 milionë euro për yllin e skuadrës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori