De Gea ka përvojë për Realin, thotë Casillas

Kapiteni i Los Blancos është kritikuar në sezonet e fundit, ndërsa spekulohet se mund ta largohet nga Bernabeu këtë verë.
Ai ka thënë se dëshiron të qëndrojë, ndërkohë që thuhet se De Gea mund të transferohet në kryeqytetin spanjoll.
“Mendoj se ai mund ta durojë presionin. Duke pasur respekt për Atletico Madridin që është një klub i shkëlqyer, por mendoj se Manchester Unitedi është klub më i madh dhe jam i sigurt se koha te Unitedi i ka shërbyer si një përvojë e shkëlqyer”, ka deklaruar Casillas për Cadena Ser.
I pyetur se a do të qëndronte nëse Reali e blen De Gean, ai ka thënë: “Pse jo? Do të mbijetoja. Më pëlqen konkurrenca”. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































