De Gea bëhet madrilen

Sipas medieve spanjolle më saktësisht asaj ‘Marca’, e cila është e afërt me Realin, portieri spanjoll ka arritur marrëveshje me klubin mbretëror.
Ish-anëtari i Atletico Madrid, ka pranuar kushtet e ofruara nga Reali dhe tani mund t’i bashkohet ‘mbretërve’, vetëm nëse pajtohen dy klubet për çmimin e tij.
United për xhevahirin e tyre kërkon rreth 35 milionë euro, ndërsa Real duket se është i gatshëm të paguaj aq para për ta siguruar portën për një dekadë.
Në rast transferimit të De Geas në Real Madrid, në portën e Unitedit për vitin e ardhshëm do të shohim njërin mes Samir Handanovic apo Asmir Begovic. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































