De Gea arrin në Madrid (Foto)

Siç edhe dihet, Real Madridi është duke negociuar për transferimin e tij, mirëpo United ende nuk është pajtuar që ta shesë atë.
Edhe pse sot është kapur nga gazetarët në aeroportin e Madridit, De Gea ka insistuar se kjo vizitë është vetëm për pushime dhe nuk ka të bëjë me Real Madridin.
“Gjithcka është në rregull. Kam ardhur këtu vetëm për të pushuar paksa”, ka thënë De Gea për gazetarët e pranishëm në aeroport.
Goal raporton se United ka pranuar një ofertë prej 28 milionë eurove për të nga Real Madridi, mirëpo po kërkojnë rreth 45 milionë euro për ta shitur atë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate

















































