LAJMI I FUNDIT:

“De Boer nuk mund ta kontrollonte Interin”

“De Boer nuk mund ta kontrollonte Interin”

Legjenda e Interit, Giuseppe Bergomi, thotë se Frank de Boer nuk e ka pasur skuadrën në dorë dhe këtë e kishte vërejtur kur i ka vizituar lojtarët në stërvitje.

Trajneri holandez u shkarkua pas 14 ndeshjesh në krye të Nerazzurrëve, nga të cilat i kishte humbur shtatë.


Vendin e tij e ka zënë Stefano Pioli, i cili e nisi me barazim në derbi ndaj Milanit, ndërsa këtë fundjavë e mposhti Fiorentinan me rezultat 4-2.

“Jam i kënaqur ta shoh Interin duke luajtur në këtë mënyrë. Skuadra po luan shumë mirë dhe është agresive në sulm”.

“De Boer? Ai ishte shume defensiv, shkova ta shoh në stërvitje dhe ai nuk e kishte skuadrën në dorë”, ka deklaruar Bergomi për Radio 24. /Telegrafi/