LAJMI I FUNDIT:

De Boer flet pas eliminimit shokues të Holandës: Deri te kartoni i kuq, ishim më të mirë në fushë

De Boer flet pas eliminimit shokues të Holandës: Deri te kartoni i kuq, ishim më të mirë në fushë

Kombëtarja e Holandës është befasuar në raundin e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

‘Tulipanët’ kanë pësuar humbje 0-2 nga Republika Çeke e cila ka arritur në çerekfinale të kësaj ngjarje të madhe evropiane.


Ishte një ndeshje shumë interesante, ku Holanda dominoi totalisht kundërshtarët në pjesën e parë të ndeshjes.

Por kartoni i kuq i marrë nga mbrojtësi Matthijs De Ligt ka ndryshuar gjithçka dhe çekët e shfrytëzuan epërsinë numërike në fushë për të marrë fitore.

Republika Çeke eliminon Holandën nga Euro 2020, në çerekfinale takohet me Danimarkën
Lexo po ashtu Republika Çeke eliminon Holandën nga Euro 2020, në çerekfinale takohet me Danimarkën

Edhe trajneri i Holandës, Franck De Boer e pranon se kartoni i kuq ndikoi në eliminimin e skuadrës së tij.

“Ishin kundërshtarë të vështirë, por deri në momentin që mbetëm me 10 futbollistë, pata ndjesinë që ne ishim më të mirët në fushën e lojës”.

“Dumfries pati disa raste në pjesën e parë, ndërsa Malen humbi një rast flagrant dhe nga ai moment erdhi edhe kartoni i kuq”.

“Më vjen keq që eliminohemi në këtë mënyrë, pasi ndeshja u vendos nga episodet, që sot për fat të keq nuk i patëm në favorin tonë”, tha De Boer.

Në anën tjetër Republika Çeke në çerekfinale do të përballet me Danimarkën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori