LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Nuk largohem, ky nuk është momenti më i vështirë si trajner i Shqipërisë

De Biasi: Nuk largohem, ky nuk është momenti më i vështirë si trajner i Shqipërisë
Getty Images

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka dalë në konferencë për shtyp për të publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës, sfidën kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Italisë dhe miqësoren ndaj Bosnjës.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët e pranishëm, ai hodhi poshtë zërat se do të largohej nga drejtimi i Shqipërisë në verë kur të fillonin kampionatet në Evropë, duke thënë se do të mbante fjalën e dhënë për të qëndruar deri në fund të fushatës kualifikuese.


“Flitet shumë poshtë e lart, por unë do të qëndroj deri në fund sepse do ta mbaj fjalën”, ka thënë De Biasi, citon Panorama Sport.

De Biasi publikon listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Italisë dhe Bosnje e Hercegovinës (Foto)
Lexo po ashtu De Biasi publikon listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Italisë dhe Bosnje e Hercegovinës (Foto)

I pyetur në lidhje me futbollistët e grumbulluar nga kampionati shqiptar, tekniku italian tha: “Kampionatin shqiptar e shoh gjithmonë. Sidomos këtë vit që ka një luftë të ndezur. Janë disa elementë që po i ndjekim me vëmendje”.

“Jemi këtu për të përgatitur sa më mirë këtë ndeshje të rëndësishme për të gjithë dhe për t’i dhënë vazhdimësi punës sonë në këto kualifikuese. Është e vërtetë ajo që kam parë të transmetoni në mediat tuaja për gjendjen jo të mirë të kombëtares për shkak të skualifikimeve, dëmtimeve apo dhe vetë situatës”.

“Por, nisur dhe nga fakti që trajnerë të ndryshëm në klube të ndryshme nuk po u japin minutazhin e duhur futbollistëve, besoj se kemi një arsye më shumë për të qenë më të motivuar në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Për këtë ndeshje kemi grumbulluar 23 futbollistë”.

“Dua t’u prezantoj bashkëpunëtorin tim të ri që ka zënë vendin e Tramezanit, Marco Veronese. E njoh shumë mirë sepse ka qenë me mua për dy vjet te Modena ku kemi fituar dy kampionate. Është një djalë me cilësi të shkëlqyera dhe jam shumë i lumtur që pata mundësinë ta afroja në staf për të bërë një rrugë të gjatë me të”, është shprehur De Biasi.

Trajneri e ka komentuar gjendjen fizike dhe psikologjike të lojtarëve:
“Kemi lojtarë që nuk kanë luajtur, por që kanë dëshirën për të bërë më shumë dhe për të treguar veten. Kur dikush stërvitet gjatë gjithë javës dhe në fund nuk luan, atëherë normalisht që shkaktohet acarim, por ne këtë situatë duhet ta përballojmë në mënyrën e duhur”.

“Lojtarët e grumbulluar nuk kanë probleme fizike, ndryshe nuk do të ishin këtu. Problemi i vetëm që kanë disa prej tyre është minutazhi i pakët në këmbë, por kemi dhe Hysajn që ka mbingarkesë fizike nga kontributi i shumtë në fushë”.

Për momentin e papërshtatshëm për t’u ndeshur ndaj Italisë:
“Ndaj kundërshtarëve me emër nuk është shumë e vështirë të motivosh skuadrën. Për mua është më e vështirë të përgatit një ndeshje ndaj një ekipi të panjohur. Italinë e njoh shumë mirë, dhe normalisht që duhet të japin gjithçka për të përballuar një ndeshje shumë të vështirë si kjo”.

Për deklaratën e Dukës se ka eufori pas Evropianit:
“Presidenti ka thënë që kishte eufori pas Evropianit, por pas dy humbjeve ndaj Spanjës dhe Izraelit euforia normalisht që është larguar. Tani duhet të tregohemi të kujdesshëm për të shmangur përsëritje të situatave të tilla sepse forca jonë është të jemi një grup i bashkuar dhe të mobilizohemi në fushë më shumë se të tjerët.”

A është ky momenti më kritik që kur ka marrë drejtimin e Shqipërisë:
“Nuk besoj. Në sport ka momente të vështirë, por ajo që ka rëndësi është që nuk mungon profesionalizmi, dëshira dhe impenjimi për të ndryshuar situatën. Unë ndihem mirë me veten dhe me skuadrën. Uroj që kjo të mjaftojë për të mbyllur ndeshjet e mbetura deri në fund të kualifikueseve, të cilat janë më shumë se ato që kemi luajtur”.

Për zgjidhjen ndaj mungesave të Berishës, Mavrajt dhe Gjimshitit:
“Sa i përket zëvendësuesve të tyre, do të shohim si do të jetë gjendja e lojtarëve, pasi duhet të flas njëherë me ta. Ndërsa pjesën strategjike për të përballuar Italinë ne e kemi përgatitur prej ditësh”.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori