LAJMI I FUNDIT:

De Biasi ka një porosi për Januzajn pasi nuk u grumbullua nga Belgjika

De Biasi ka një porosi për Januzajn pasi nuk u grumbullua nga Belgjika

Trajner i Kombëtares Gianni De Biasi premton se kuqezinjtë do të japin maksimumin në Evropianin që starton pas tri javësh në Francë.

Tekniku italian ka vlerësuar mbështetjen e tifozëve në ndeshjet eliminatore dhe bëri thirrje që një interesim të ngjashëm ta tregojnë edhe në finalet e “Euro 2016”.

“Një nga gjërat më të bukura që kam parë këtu në Shqipëri janë tifozët. Futbollistët tanë kanë qenë shumë të zotë për të arritur këtë rezultat dhe unë shpresoj shumë që ata (tifozët) të vijnë në Francë sepse për ne janë shumë, shumë të rëndësishëm”,-tha në një intervistë për televizionin “News24”.


I pyetur nëse Januzaj është penduar që nuk pranoi të luante me Shqipërinë, De Biasi theksoi se tashmë futbollisti nuk është grumbulluar as nga trajneri i Belgjikës dhe kjo i përket të kaluarës.

“Januzaj nuk është grumbulluar me Belgjikën në Evropian. Do të rrijë duke e parë ndeshjen nga kolltuku. Ai mund të kthehet nga Kosova tani, mund të jetë nga të parët që mund ta bëjë këtë”, deklaroi De Biasi.

Deklarata e trajnerit vjen një ditë pas listës me 27 futbollistë që ai publikoi para dy miqësoreve të radhës.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori