Gianni de Biasi është konfirmuar si trajneri i kombëtares së Azerbajxhanit.

Strategu italian që kur ishte larguar nga Alaves në shtator të viti 2017, kishte punuar më shumë si analist i futbollit në mediat italiane, port ani por rikthehet në profesionin e tij.

ANSA raporton se ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kombëtaren e Azerbajxhanit, derisa këta të fundit duan të kualifikohen në Kupën e Botës që mbahet në vitin 2022.

Ai do të asistohet nga ish-dyshja e Napolit, Benito Carbone dhe Cluadio Bellucci.

De Biasi ka punuar shumë si trajner edhe në Itali me skuadrat si, SPAL, Brescia, Torino dhe Udinese.

Por, arritjen më të madhe në karrierë e kishte me Kombëtaren e Shqipërisë, duke arritur të bënte histori me kualifikimin në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë në vitin 2016.

Ndeshja e tij e parë me Azerbajxhanin do të jetë më 5 shtator kur takohet me Luksemburgun më 5 shtator në kuadër të Grupit C të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/