LAJMI I FUNDIT:

David Silva tregon arsyen se pse e mban fanellën me numër 21

David Silva tregon arsyen se pse e mban fanellën me numër 21

Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, David Silva, ka shpjeguar se si e ka marr për herë të parë fanellën me numër 21 dhe se si gjithmonë pastaj e ka zgjedhur atë.

34-vjeçari pritet t’i jap fund karrierës së tij në City në fund të sezonit pas 10 viteve të mbushura me trofe në Stadiumin Etihad.


Para se të kalonte te kampioni aktual anglez, Silva kishte luajtur për disa skuadra në La Liga dhe tregoi historinë e lidhjes së tij me numër 21 në fanellë.

Guardiola: David Silva është njëri nga më të mëdhenjtë në histori të klubit
Lexo po ashtu Guardiola: David Silva është njëri nga më të mëdhenjtë në histori të klubit

“Unë u transferova në Eibar një kohë shumë të shkurtër para fillimit të sezonit 2004-05 dhe ishte numri i vetëm në dispozicion”, ka thënë fillimisht Silva për revistën e klubit.

Silva te Eibari

“Më është dhënë ai numër. Pastaj unë u transferova te Celta Vigo si huazim dhe 21 ishte i zgjedhur tashmë, kështu që mora numrin 16”.

“Pas kësaj, u ktheva në Valencia dhe numra 19 dhe 21 ishin numrat e vetëm të mbetur të lirë”.

Silva te Celta Vigo

“Unë kisha mbajtur numrin 21 më parë dhe ishte mbajtur gjithashtu nga Pablo Aimar në Valencia, një lojtar i cili, për sa i përket stilit të lojës, ishte i ngjashëm me mua, kështu që unë e dëshiroja atë vetë”.

“Këtu është një anekdotë që unë kurrë nuk i thashë Jaime Gavilan (bashkëlojtar). Atë vit kur të dy arritëm në Mestalla, 19 dhe 21 ishin numrat e vetëm të skuadrës në dispozicion, dhe unë u kuptova me trajnerin Curro Torres”.

David Silva zbulon prapaskena nga e kaluara: Reali më kërkonte vit pas viti
Lexo po ashtu David Silva zbulon prapaskena nga e kaluara: Reali më kërkonte vit pas viti

“Unë dhe Gavilan, dy të ardhurit, ishim duke qëndruar dhe në një moment kur ai u shpërqendrua, Curro më tha se cilin numër të zgjedh. Ai ishte i fshehur në duart e tij dhe unë zgjedh atë me numër 21”.

David Silva te Valencia (Foto: Jamie McDonald/Getty Images/Guliver)

“Ne mashtruam pak … dhe Gavi nuk ishte kurrë i vetëdijshëm për këtë”.

“Unë kam veshur fanellën numër 21 deri më tani … dhe nuk i thashë kurrë! Shpresoj se ai do ta kuptojë…”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori