LAJMI I FUNDIT:

David Domgjoni vlerëson kampionatin, tregon edhe objektivat e reja

David Domgjoni vlerëson kampionatin, tregon edhe objektivat e reja

Tashmë ka përfunduar kampionati i Kosovës në futboll, ku Drita është shpallur kampion pas 15 vjetëve.

Një ndër ekipet më stabile të sezonit që po lëmë pas ishte edhe ajo e Lirisë së Prizrenit. Kjo e fundit ka përfunduar sezonin në vendin e shtatë me 48 pikë, po aq sa ka edhe Feronikeli i vendit të pestë.


Një ndër lojtarët kryesor të “Arpagjik’t” dhe shtylla e mbrojtjes së bardhezinjve ishte David Domgjoni, i cili u gjend disa herë në formacionin e javës.

Qendër mbrojtësi dhe herë pas here mbrojtësi i krahut të majtë, 21-vjeçari ka folur për Telegrafin duke vlerësuar kampionatin e sapo përfunduar.

Ai ka thënë që skuadra prizrenase ka arritur objektivat e caktuara para fillimit të sezonit ndërsa edhe në aspektin personal është i kënaqur me paraqitjet në këtë edicion.

“Kemi arritur objektivat e klubit duke marrë parasysh që në vitet e kaluara Liria luftonte për mbijetesë. Jam i kënaqur me punën që kemi bërë këtë sezon. Gjithashtu edhe në aspektin personal jam i kënaqur me vetveten”, tha fillimisht Domgjoni.

Reprezentuesi i grupmoshave deri 22 vjet i kombëtares së Shqipërisë ka treguar se ka oferta prej skuadrave evropiane dhe se për momentin është duke i vlerësuar.

“Aktualisht jam duke pushuar pas një kampionati të vështirë. Kam marrë oferta dhe se për momentin jam duke i shqyrtuar ato. Si çdo futbollist, ëndrra është të luajë në skuadrat evropiane”, tha më tutje lojtari duke mos zbuluar ndonjë ofertë konkrete.

Ai më tutje ka falënderuar trajnerin Bledi Shkëmbi, i cili ditë më parë u largua prej drejtimit të skuadrës ndërsa beson se Liria do të jetë edhe më e fortë në sezonin e ardhshëm.

Theksojmë se futbollisti ka pasur 30 paraqitje për prizrenasit në këtë sezon duke shënuar një gol dhe bërë dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori