"David De Gea nuk është në rregull"

Reprezentuesi spanjoll ende nuk është paraqitur me “Red Devils” gjatë këtij sezoni derisa shpreson të kalojë në Santiago Bernabeu para mbylljes së afatit kalimtar të verës më 31 gusht.
Legjenda angleze dyshon në profesionalizimin e 24-vjeçarit. “Si është e mundur që ai ta humb përqendrimin”, deklaroi Scholes për mediat angleze.
“Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Ai paguhet nga ky klub, është një klub i mrekullueshëm. Ata kanë paguar shumë para për një portier të ri duke i dhënë rastin. Nëse menaxheri ka të drejtë dhe thotë se ai e ka humbur përqendrimin, atëherë mendoj se ai nuk është në rregull. Ai duhet të jetë në ekip duke luajtur”, u shpreh ish mesfushori i Manchester Unitedit.
De Gea kërkohet me ngulm nga Real Madrid. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































