LAJMI I FUNDIT:

David Cameron për Dosjen e Panamasë: Jam fajtor!

David Cameron për Dosjen e Panamasë: Jam fajtor!

Katër ditë pas publikimit të megaskandalit të Panama Papers, kryeministri britanik, David Cameron, ka pranuar përfshirjen e babait të tij në aferat e Mossack Fonseca. Cameron pranoi se ai ka qenë pjesëtar i kompanisë offshore, The Baltimore Holdings, me pronar babanë e tij dhe se ka përfituar prej saj bashkë me bashkëshorten e tij.

Ngjarja vjen pak muaj përpara referendumit ku do të përcaktohet nëse Britania e Madhe do të dalë apo do të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Europian.


Kryeministri i Britanisë së Madhe mbajti përgjegjësi për përfshirjen e babait të tij në mega-skandalin e “Panama Papers” duke deklaruar se duhet t’i mbikëqyrte më mirë kompanitë e familjes së tij.

Deklarata vjen pas sulmeve mediatike ndaj tij dhe thirrjeve për dorëheqje.

Cameron pranoi se prej babait të tij ai kish përfituar rreth 300 mijë funte, por pa qartësuar nëse ato të ardhura vinin nga kompania e krijuar në Panama. Cameron po ashtu shtoi se i ati i tij zotëronte edhe një tjetër kompani në Jersey, një vend që është nën vartësinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe që ka një ligj të veçantë për taksat.