LAJMI I FUNDIT:

David Beckham mbetet futbollisti i preferuar i Edita Sopjanit

David Beckham mbetet futbollisti i preferuar i Edita Sopjanit
Edita Sopjjani, David Beckham (Foto: YouTube/Dukagjini/Getty Images)

Edita Sopjani ka qenë një prej mysafirëve të ftuar në emisionin Dueli Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini.

Krahas temës kryesore që ishte “Botërori në familje“, gjatë emisionit nuk kanë munguar edhe pyetjet interesante që kishin të bëjnë me pjesëmarrësit.


Edita Sopjani (Foto: YouTube/Dukagjini)

Nga këngëtarja është kërkuar që të tregojë se cili është futbollisti që ajo e pëlqen.

Lajmet nga DUELI BOTËRORIT
Lexo po ashtu Lajmet nga DUELI BOTËRORIT

Por, Edita ka thënë se nga futbollistët aktivë nuk ka ndonjë të preferuar, porse asaj i ka pëlqyer David Beckhami.

https://www.youtube.com/watch?v=1kITB7Q4baw

“Është njëri prej atyre që më ka bërë ta shikoj futbollin, kur kam qenë edhe më e re…”.

“Edhe pse tash nuk është më pjesë e futbollit, ai mbetet një prej të preferuarve të mi”, është shprehur Sopjani.

Emisioni Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/