Pasi rifilluan romancën e tyre gjatë këtij viti, Brooklyn Beckham dhe Chloe Grace Moretz kanë rritur marrëdhëniet e tyre në një nivel më të lartë.

Dyshja ishin të dashuruar edhe në kohën sa ishin adoleshentë dhe filluan lidhjen në vitin 2014. Pas një ndarje të shkurtër, çifti i famshëm sërish janë lidhur gjatë muajit qershor.

Megjithëse ata kanë qenë të heshtur për lidhjen e tyre emocionale, fotografitë në rrjetet sociale dëshmojnë se janë të dashuruar “gjer në vesh”.

Aktorja 20-vjeçare ka publikuar në fotografi në llogarinë personale në Instagram që ka ngritur dyshime rreth një fejese.

Domethënë, në një foto të zezë dhe të bardhë, çifti mban unaza identike në duar dhe sipas “Daily Mail”, në to janë gdhendur emrat e tyre.

Djali më i vjetër i Victorias dhe David Beckhamit, Brooklyn, ende nuk i ka mohuar, as konfirmuar shkrimet e mieduimit britanik.

Ndryshe, David dhe Victoria i kanë rezistuar tash e 18 vjet thashethemet për ftohje të martesës së tyre. /Telegrafi/