Dasma luksoze e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker po sponsorizohet nga shtëpia luksoze e modës Dolce & Gabbana në një marrëveshje ekskluzive.
Anëtarët e klanit Kardashian dhe Jenner janë fotografuar vazhdimisht me veshje të shtrenjta Dolce & Gabbana në prag të ceremonisë që po mbahet në fshatin bregdetar italian të Portofino.
Familja e famshme që shfaqin veshjet e markës në sfondin e rivierës italiane do t’i japë miliona paund publicitet falas për Dolce & Gabbana, e cila është goditur nga polemika vitet e fundit.
Si pjesë e marrëveshjes, të ftuarit do të transportohen nga hotelet e tyre në portin Portofino me një flotë prej katër skafësh klasikë prej druri Riva, të mobiluara me aksesorë Dolce & Gabbana, duke përfshirë jastëkë dhe peshqirë me printime kafshësh.
Më pas, mysafirët do të duhet të ecin vetëm në një distancë të shkurtër në një tunel në një kodër aty pranë, ku do të jenë në gjendje të hyjnë në një ashensor për t’i çuar deri në kështjellën spektakolare Castello Brown ku po zhvillohet ceremonia.
MailOnline zbulon se shtëpia italiane e modës ka qenë e përfshirë nga afër në organizimin e çdo aspekti të festimeve luksoze të dasmave, e cila është cilësuar si eventi i vitit.
Stafi nga baza e kompanisë në Milano janë dërguar në resort ditët e fundit për të mbikëqyrur përgatitjet dhe janë vendosur në hotelet lokale.
Kourtney, 43 vjeç, dhe bateristi i Blink-182, Travis, 46 vjeç kanë qëndruar gjithashtu në superjahtin “Regina d’Italia”, i cili besohet se është në pronësi të Stefano Gabbana, bashkëthemeluesit të Dolce & Gabbana.
Jahti është ankoruar në mënyrë të përshtatshme në det të hapur pranë Portofino, vetëm një udhëtim të shkurtër me varkë nga Castello Brown dhe një shtëpi fqinje që janë punësuar për festimet.
Stafi që mbante çanta dhe kuti të zeza me emrin Dolce & Gabbana është parë gjithashtu duke hyrë në kështjellën mesjetare e cila ka pamje nga porti Portofino dhe ka pamje spektakolare mbi Mesdheun.
Një dyqan Dolce & Gabbana, i cili e përshkruan veten si një Galleria d’Arte, u hap tre ditë më parë në sheshin e tregut pranë portit në Portofino për të përfituar nga interesi publik në dasmë.
Një person i brendshëm që punon për Dolce & Gabbana konfirmoi se “Hapja e dyqanit është tërësisht për shkak të dasmës”, shkruan DailyMail.
Anëtari i stafit shtoi se dyqani do të qëndrojë i hapur për tre muaj, duke grumbulluar artikuj nga koleksionet aktuale, për të promovuar markën te turistët që dynden gjatë verës.
Ceremonia e sotme do të jetë hera e tretë që nëna e tre fëmijëve Kourtney dhe Travis “martohen”.
Çifti bëri dasmën e tyre të parë të vogël në Los Angeles pas Grammy muajin e kaluar dhe u martuan ligjërisht të dielën e kaluar në Santa Barbara të Kalifornisë.
Kourtney u pa me një fustan nusërie Dolce & Gabbana me foto bardh e zi të ditës së saj të madhe, të cilat ajo i publikoi pas ceremonisë intime në Santa Barbara.
Kardashians dhe Jenners gjithashtu kanë bërë shumë publike mbështetje për Dolce & Gabbana ditët e fundit duke veshur rrobat e markës në prag të dasmës.
Disa nga rrobat kanë qenë artikuj të cilësisë së mirë, të cilat do të ishin të vështira për t’u gjetur, sipas burimeve të industrisë së modës.
Kourtney dhe motrat e saj Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kylie Jenner dhe Kendall Jenner u panë të gjitha me veshje vintage Dolce & Gabbana kur mbërritën në fshat për një darkë para dasmës të premten mbrëma.
Shfaqja e tyre e mbështetjes për markën vazhdoi të shtunën kur Kim, 41 vjeç, u fotografua me një fustan të zi të Dolce & Gabbana, teksa ecte zbathur rreth Portofinos.
Kourtney doli gjithashtu me një fustan nga marka e famshme, me një imazh që dukej të ishte Virgjëresha Mari, e shoqëruar me një vello të zezë të shkurtër me dantella blu, doreza të zeza dhe sandale me rripa.
Dolce & Gabbana ka punuar shumë në vitet e fundit për t’i shpëtuar rënies nga një varg skandalesh që çuan në akuzën e markës për racizëm dhe homofobi.
Marka u kritikua në vitin 2018 kur publikoi reklama ku shfaqej një modele aziatike që luftonte për të ngrënë ushqim tradicional italian me shkopinj.
Kompania u akuzua gjithashtu për paraqitjen e modeleve të bardha, të veshura me vathë të stilit Blackamoor (të stampuar me imazhe të grave afrikane), në një pasarelë në 2012.
Gabbana dhe bashkëthemeluesi i tij Domenico Dolce, të cilët kanë dalur hapur si homoseksualë, u përballën gjithashtu me një reagim të furishëm në vitin 2015, kur ata folën kundër baballarëve homoseksualë që kishin fëmijë përmes nënave surrogate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLuka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën