LAJMI I FUNDIT:

Dashuria për Dortmundin e bën të ulë edhe kërkesat, Reus do ta vazhdoj kontratën me pesë milionë euro më pak në sezon

Dashuria për Dortmundin e bën të ulë edhe kërkesat, Reus do ta vazhdoj kontratën me pesë milionë euro më pak në sezon

Marco Reus do t’i qëndrojë besnik klubit të tij Borussia Dortmund, përkundër se në fund të sezonit do të dalë lojtar i lirë.

Kapiteni i verdhezinjve ka vendosur që të vazhdoj kontratën dhe do të qëndroj në Signal Iduna Park edhe për disa vite, duke refuzuar largimin dhe ofertat që kishte.


33-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Dortmund që nga viti 2012 dhe ai çdo afat kalimtar për transferimin e futbollistëve ka refuzuar oferta tunduese duke i qëndruar besnik Dortmundit.

Edhe tani Reus kishte ofertë nga RB Leipzig si dhe skuadrat arabe, por do t’i mbetet besnik Dortmundit duke pranuar edhe ulje të pagës.

Ka qenë gazeta gjermane Sport Bild që ka konfirmuar se Reus ka arritur marrëveshje të re me Dortmundin, ku do ta ulë pagën e tij nga 12 milionë euro sa merrte në vit në vetëm shtatë milionë.

Pas Ronaldos, Al Nassr e do edhe yllin e Dortmundit
Lexo po ashtu Pas Ronaldos, Al Nassr e do edhe yllin e Dortmundit

Reus dëshiron ta mbyllë karrierën te klubi i tij i zemrës dhe besohet se kontrata e re do të jetë afatgjate deri në verën e vitit 2026.

Me kontratën e re, Reus do të bëhet lojtari i gjashtë në renditjen e pagave te verdhezinjtë.

Përkundër se po vuan shpesh nga lëndimet, Reus këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje zyrtare ku ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori