LAJMI I FUNDIT:

Dashuria në kulm! Ben Affleck dhe Jennifer Lopez përsërisin skenën provokuese të para 21 viteve gjatë pushimeve në jaht

Dashuria në kulm! Ben Affleck dhe Jennifer Lopez përsërisin skenën provokuese të para 21 viteve gjatë pushimeve në jaht

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se ndjehen nostalgjikë gjatë largimit të tyre romantik në Saint Tropez për 52-vjetorin e lindjes së Lopezit.

Çifti përsëri – të cilët kanë qenë duke u kënaqur në jahtin e tyre prej 130 milionë dollarësh të ankoruar pranë fshatit francez – u dhanë fansave një ‘rikthim’ nga e kaluara ndërsa pa dashje rikrijuan një skenë të famshme nga videoklipi i saj i vitit 2002, “Jenny From the Block”.


Affleck, 48 vjeç, ishte fotografuar duke vënë krem dielli në pjesën e pasme të famshme të së dashurës së tij, duke bërë kështu një skenë shumë të ngjashme me atë të klipit të JLo-së, shkruan DailyMail.

Këto fotografi vijnë pak pasi fansat symprehtë panë një fotografi të përshtatur të çiftit – të marrë nga fotografi legjendar Herb Ritts në vitin 2002.

Jennifer Lopez është "çmendurisht e dashuruar" me Ben Affleckun pas shansit të dytë që dyshja i dhanë njëri-tjetrit
Lexo po ashtu Jennifer Lopez është "çmendurisht e dashuruar" me Ben Affleckun pas shansit të dytë që dyshja i dhanë njëri-tjetrit

Ndërkohë, burime pranë çiftit treguan se dyshja vazhduan festimet e ditëlindjes së Jenniferit deri në orët e hershme të mëngjesin.

Pasi fluturuan për në Rivierën Franceze me një avion luksoz privat, me gjasë një ‘Bombardier Global 7500’, me një kosto të vlerësuar prej rreth 200,000 dollarë, çifti shpejtuan për të shkuar në mega-jahtin luksoz prej 130 milionë dollarësh, të quajtur ‘Valerie’, në Mesdhe, ata u panë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime të ëmbla në kuvertën e jahtit.

“52”, deklaroi Lopez në një video të publikuar në Instagram, ku shfaqte me krenari figurën e saj trupore me bikini, ndërsa bënte lëvizje në kuvertën e jahtit.

Nuk dihet se kush po paguan për udhëtimin, por Affleck thuhet se ka të hyra vjetore prej 150 milionë dollarësh ndërsa JLo është rreth tri herë më shumë e pasur me 400 milionë dollarë të hyra vjetore.

Tani duke mos e fshehur romancën e saj të rindezur me Affleck, artistja gjithashtu publikoi një fotografi në Instagram që e shfaq atë duke shkëmbyer një karrem pasionant me dy herë fituesin e çmimit “Oscar”.

Jahti i pabesueshëm në të cilin do të qëndrojnë çifti i dashur quhet ‘Valerie’, dhe aktualisht shitet në treg për 130 milionë dollarë.

Çifti do të jetë në gjendje të kalojë kohë së bashku me shtatë dhoma gjumi në gjashtë kuverta në të cilat të shijojnë udhëtimin.

Anija e madhe mund të strehojë 14 mysafirë nëpër shtatë kabina, të shërbyer nga një ekuipazh prej 27 personash.

Jahti mburret me një palestër në bord dhe një zonë spektakolare të ngrënies në natyrë.

Një dhomë gjumi gëzon një pamje panoramike së bashku me një kuvertë private dhe xhakuzi. Kabina të tjera janë të përshtatshme për mysafirë, përfshirë fëmijët, ndërsa banesa e pronarit është e lidhur përmes një shkalle private.

Jahti ka kaluar shumicën e kohës duke udhëtuar rreth Mesdheut privatisht edhe pse anija kaloi një sezon në Karaibe në vitin 2012. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori