LAJMI I FUNDIT:

Dashuria, magjia dhe fuqia e interpretimit – brenda klipit përrallor të Rita Orës dhe Liam Payne (Foto/Video)

Dashuria, magjia dhe fuqia e interpretimit – brenda klipit përrallor të Rita Orës dhe Liam Payne (Foto/Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka sjell para pak ditësh bashkëpunimin e saj më të ri me Liam Payne.

“For you” titullohet kënga e tyre e re, një baladë e bukur dashurie, e cila njëherësh është edhe kolona zanore e filmit të ri “Fifty Shades Feed” që lansohet këtë muaj.


Më i veçantë dhe përrallor është klipi i këngës, i cili në vetvete duket si një përrallë e vërtetë.

Telegrafi ju sjell në vazhdim një përmbledhje me sekuencat më të veçanta të klipit “For You”, i cili pa dyshim duket të jetë ndër klipet më të mira të dashurisë…

Gjithçka nis me pamjen e një shatërvani në oborrin e një shtëpie mbretërore, duke servuar për shikuesit pamje të freskëta nga natyra e qetë.

Më pas në klip shfaqet Rita, e veshur me fustan të kuq dhe me dukjen e një ‘kësulkuqeje’, Ora fillon performancën e saj shkallët e oborrit mbretëror.

Vetëm pak minuta më pas, vjen shfaqja e parë e Liam Payne në klip, i cili ndryshe nga interpretimi i Ritës, shfaqet në një ambient të mbyllur, me një pamje më të zhgënjyer dhe i zhytur në mendime.

Klipi vazhdon me një paraqitje glamuroze të Ritës nëpër kopsht, duke vazhduar të rrëmbejë vëmendjen me fustanin e saj të kuq.

Ndërkohë që Rita bën shëtitje, Liam shfaqet ende i vetmuar në dhomë, me pije në dorë, teksa kujton buzët e saj.

Siç e thotë edhe teksti i këngës: “Unë jam i lirë si një zog kur fluturoj në kafazin tënd (kaq i humbur). Unë jam duke u zhytur në thellësi dhe duke ngarë pa frena”, dhe e tillë është edhe performanca e Ritës në klip, e cila nuk ndalon së vrapuari për dashurinë.

E shtrirë mes lulesh është vazhdimi i performancës së këngëtares Ora në klipin “For You”.

Një pamje përrallore e Pallatit ku zhvillohet ngjarja.

Nga dashura e madhe, këngëtarja nis ‘fluturimin’ së bashku me notat muzikore dhe petalet e trëndafilave.

Fluturimi bën bashkë dyshen e njohur, të cilët afrohen pranë njëri-tjetrit, gati për të shijuar puthjen e shumë dëshiruar.

Ndërkohë, performanca e “fluturimit” vazhdon…

Një unazë në gishtin e saj, është e duhura për në minutat e fundit të këtij filmi magjik.

Fishekzjarret janë fundit i këtij klipi “magjik”, përmbyllja e duhur e një dashurie të bashkuar.

“For You”, siç e thotë edhe kënga, është klipi i duhur “Për ty”, për të parë dashurinë dhe magjinë të gërshetuar së bashku në një projekt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori