Fustani i bardhë, lulet, dasma...ceremonia tradicionale, mbetet një ëndërr për shumëkënd. Në epokën e bashkëjetesës çfarë i shtyn të rinjtë ta zgjedhin këtë institucion? A është një prirje romantike...
"Dhurata më e bukur që më ka bërë i dashuri im është fakti se një ditë më pyeti: Dëshiron të martohesh me mua?", rrëfen një 34-vjeçare. "Nuk do ta harroj kurrë: ai në gjunjë para meje me një unazë në dorë, ishte kaq emocionuese…"
Statistikat thonë se çiftet gjithnjë e më shumë zgjedhin të bashkëjetojnë, e megjithatë fustani i bardhë mbetet ëndërr e shumë vajzave. Është një moment në jetë që mbetet gjithnjë i fiksuar në kujtesë dhe përherë e më pak arsyet që sillnin martesën dikur nga arsyet që e sjellin atë sot ngjajnë me njëra-tjetrën: Më parë, martesa zyrtare ishte një arsye për t’u larguar nga shtëpia prindërore; për të kënaqur dëshirat e prindërve, familjarëve deri edhe njerëzve të fisit; për të zyrtarizuar marrëdhënien seksuale; për të mos u gjykuar nga fqinjët dhe njerëzit që rrethojnë jetën e çiftit. Për të mos harruar pastaj se vetëm në fillim të shekullit XX martesa ishte kusht, ndërsa bashkëjetesa pa martesë ishte jo vetëm e ndaluar, por edhe e dënuar me ligj. Por sot është një kohë krejt tjetër. Atëherë: çfarë i shtyn sot çiftet për të dashur një dasmë? Dashuria natyrisht, edhe pse sot nuk është më nevoja që të presësh martesën për t’u dashuruar me dikë.Një pranim i çiftit
"Prej 35 vjetësh kam menduar se isha duke pritur martesën. Të dëgjoja dikë të më thërriste "zonjë".. Në të vërtetë, pranimi i çiftit në nivelin vetjak është i mundur me bashkëjetesën. Por, vetëm me martesën çifti merr një dimension publik. Në një epokë në të cilën tradhtia është banalizuar, ku shumëkush ndahet apo divorcohet pa problem, të tjerë përkundrazi pohojnë dëshirën për t’u lidhur me martesë në një mënyrë, siç e mendojnë së paku në fillim, të përjetshme. Mesa duket, dëshmitare e dashurisë është vetë shoqëria.
Një tjetër arsye është edhe dëshira për të pasur fëmijë, ndonëse sot një përqindje e lartë fëmijësh lindin nga bashkëjetesa. "Nxitja psikologjike e mëmësisë ose atësisë luan ende një rol të rëndësishëm", shpjegojnë psikologët. Dhe në fakt ka shumë që e dëshmojnë këtë. "Jetoja me të dashurën time prej 5 vjetësh dhe në një moment filluam seriozisht të dëshironim një fëmijë. Pikërisht në këtë moment vendosëm të bënim martesën", – thotë Armiri, 37 vjeç.
Të rinjtë e sotëm janë plotësisht të vetëdijshëm për brishtësi në e çiftit dhe martesën e shohin si një mjet për ta përforcuar. Rritja e vazhdueshme e numrit të divorceve nuk duhet të jetë megjithatë një frenë për ëndrrën e "dashurisë së përjetshme". Përkundrazi, është kthyer në një nxitje. Ose më mirë të thuhet, të rinjtë kërkojnë tek martesa pikërisht mbrojtjen nga ndarja e mundshme. Dhe funksionon, sepse martesa është një përzierje e pasionit dhe sensit të sigurisë që vjen nga zyrtarizimi i lidhjes.Tradita që po rikthehet
Fustani i bardhë, banketi, dasma… një ëndërr që ka të bëjë ende me vajzat e brezit të sotëm, me të cilën janë përkundur qysh nga fëmijëria. "Dua të jem princesha që i thotë ‘po’ princit të kaltër!". Edhe nëse nuk e thonë krejt kështu, ka shumë që e mendojnë, e dëshirojnë. "Duhet të jetë e bukur, emocionuese", besojnë.
Për më tepër, gjithnjë e më shumë vajzat e fejuara ëndërrojnë që të kenë një martesë nga ato të vjetrat fare. Duket sikur ritet që teorikisht duhet të fashiteshin për shkak të vjetrimit të tyre nga koha, janë rikthyer për t’u përvetësuar…Por jo krejtësisht ashtu siç kanë qenë, sepse të rinjtë shpikin dhe krijojnë, përziejnë rite e rregulla të reja e të vjetra, të çuditshme sa më shumë, me të vetmen arsye që ta bëjnë ditën e martesës së tyre të paharrueshme, për veten, por mbi të gjitha për të tjerët…(sepse po të ishte vetëm për vete, do të martoheshin në një ceremoni të ngushtë që nuk bie në sy). Pra, dëshira për t’u pranuar shoqërisht si një çift është aq e madhe sa ka rikthyer në modë edhe ritet e vjetra.
"Po", por me rezerva
Nuk duhet keqkuptuar: rikthimi i madh te martesa nuk shënon një hap prapa. Dhe kjo ka të bëjë me faktin që ka një ndryshim thelbësor: në të kaluarën martesa ishte një nevojë, një detyrim i përjetshëm. Sot është një gjë që zgjidhet mes skemave të tjera të mundshme, bashkëjetesës, lidhjeve të lira. Dhe mbi të gjitha, nuk e përjashton mundësinë e ikjes: rruga mbetet e hapur nëse gjërat nuk funksionojnë, pavarësisht zyrtarizimit të lidhjes… Fundja, rikthimi te martesa ndodh në kohën kur divorci nuk është më tabu. Martesa e sotme ka sukses sigurisht për autonominë e saj: qysh në fillim bëhet një bashkim i bazuar mbi zgjedhjen e gjithsecilit, pa detyrime familjare, sociale ose kulturore. Brenda çiftit ekziston edhe bindja se martesa mund të jetë një vetërealizim, ama me vetëdijen se jo gjithçka mund të realizohet brenda çiftit dhe se nuk duhet parë si i vetmi burim sigurie dhe mirëqenieje.Dhe në fund: rruga është e lirë. Sepse është thënë "po", por pa pasur ndërmend "një detyrim të përjetshëm" apo dënim për të qëndruar përgjithnjë bashkë me çdo kusht.
Martesa është bërë, siç thonë dhe psikologët, një angazhim simbolik. Edhe pas kësaj një çift mundet të rrijë bashkë, por duke pasur me vete edhe përmasën e lirisë: kjo është kërkesa e të martuarve të sotëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFunksioni sekret i trekëndëshave të vegjël në aeroplan, pak njerëz e dinë këtë
Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?
Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde
Çfarë janë rrezet ultravjollcë
Meshkujt e këtyre shteteve e kanë penisin më të madh në botë
Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete