LAJMI I FUNDIT:

I dashuri sekret i princeshës Diana, mohon të jetë babai i princit Harry

I dashuri sekret i princeshës Diana, mohon të jetë babai i princit Harry

Ish i dashuri sekret i princeshës Diana ka folur mbi një çështje që u mbajt e fshehtë për pesë vjet. Duke folur për kanalin australian Seven’s Sunday Night, James Hewitt ka rrëfyer nga shtëpia e tij në Anglinë jugperëndimore, mbi momentin kur ra në dashuri me princeshën.

Në një intervistë për 20-vjetorin e vdekjes së saj, ish lojtari i polos ka mohuar spekulimet se është babai i princit Harry, kur është pyetur për atësinë.


“A jeni ju babai i Harryt?”, e ka pyetur gazetarja australiane Melissa Doyle. “Jo, nuk jam unë”, ka thënë ish i dashuri i Dianës, transmeton TCH. I pyetur për thashethemet që kanë qarkulluar për dekada, ai tha: “E bëjnë për të shitur gazetat”.

Princesha Diana dhe i dashuri i saj sekret, James Hewitt

Edhe ish shërbëtori i saj, Paul Burrell, ka theksuar se “është e pamundur” që Hewitt të jetë babai,pasi ai e ka takuar princeshën kur djali i saj i vogël ishte fëmijë.

Princeshë Diana nisi një lidhje me Hewitt, i cili tashmë bën një jetë të veçuar pensionisti në Devon, kur ajo i kërkoi që të bëhej instruktori i saj për kalërim në vitin 1986. Lidhja e saj sekrete doli në dritë si thashethem, teksa flitej për lidhjen e bashkëshortit të saj, princit Charles, me Camilla Parker- Bowles në atë kohë.

Marrëdhënia e tyre zgjati derisa ai shërbeu si komandant tanku në luftën e Gjirit në vitin 1991, dhe lidhja doli në media. Hewitt, një ish-oficer i ushtrisë thotë se ishte skeptik nëse duhej të fliste për ish të dashurën e tij, por këmbëngul se nuk ndjen aspak keqardhje që e ka takuar.

Princesha Diana dhe djali i saj, princi Harry

“Jo, nuk kam keqardhje. Më vjen keq për disa gjëra që u shkaktuan nga kjo, por vetëm kaq. Mendoj se ishte shumë e lehtë që të binte në dashuri me të vërtetë, kështu që mendoj se mund të jem falur për këtë”, ka thënë ai.

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori