LAJMI I FUNDIT:

Dardanët e rinj mposhtën me rezultat të thellë nga Italia

Dardanët e rinj mposhtën me rezultat të thellë nga Italia

Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të turneut kualifikues të Grupit 8 për Evropianin 2023.

Dardanët U17 nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë Italisë favorite, duke pësuar me shifrat 5:2, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Këtë ndeshje nga afër e kanë ndjekur edhe shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban, presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së, teksa ajo nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në një stadium futbolli në Indonezi.

Në pjesën e parë u zhvillua lojë më e baraspeshuar, e ku u shënua vetëm një gol. Ishte Simone Pafundi i cili zhbllokoi shifrat e ndeshjes në minutën e 26-të.

I njëjti lojtar realizoi edhe në minutën e 63-të, por paraprakisht realizuan edhe Gabriele Finocchiaro (47’) dhe Filippo Scotti (49’).

Ndërkohë, Kosova arriti të shënojë në minutën e 76-të nëpërmjet Elvir Gashijanit. Më pas italianët shënuan sërish përmes Mattia Manninit (82’), teksa rezultatin përfundimtar e vendosi Fatjon Mulaj (84’).

Ndeshja tjetër e këtij grupi, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u mbyll me fitoren e Finlandës ndaj Greqisë, me shifrat 2:1. Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon kundër Greqisë të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori