Tre artistët e njohur, Dardan, Nimo dhe Mozzik, kanë bashkuar forcat për herë të parë në një projekt të ri muzikor.

Ata kanë njoftuar se po vijnë me një këngë të re që titullohet “Për ty”, mbase e përzier me shqip e gjermanisht në bazë të veprimeve të këtyre yjeve.

Ky projekt pritet të lansohet gjatë ditës së nesërme (e enjte) dhe tanimë është publikuar edhe një ‘trailer’ i klipit.

“E enjte 23:59, Nimo dhe Mozzik”, ka shkruar Dardan në videon e ndarë me fansat në Instagram.

Reagimet ndërkohë në pjesën e komenteve kanë qenë të ndryshme, të cilët mezi po presin të shohin se çfarë kanë përgatitur këta artistë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Secili prej tyre gëzon një sukses të madh në karrierë e po ashtu tashmë edhe jashtë trojeve shqiptare.

Mozzik (Foto: Instagram)

Dardan nga ana tjetër prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by EMERALD (@nimo)