Danny Welbeck ka kthyer vëmendjen e mediave pas më shumë se një vitit, pasi ka shënuar një gol të bukur më gërshërë në ndeshjen ndaj Norwich Cityt, ku Watford fitoi 2-1.

Welbeck nuk shënonte tash e një kohë të gjatë, por rikthimi i tij ishte i jashtëzakonshëm, kur i dha fitoren Watfordit kundër Norwich City.

29-vjeçari nuk kishte shënuar tash e 600 ditë, pasi goli i tij i fundit vinte me Arsenalin në vitin 2018.

Goli i tij i dha fitoren Watfordit, që po lufton për të mbetur në elitë këtë sezon.

Danny Welbeck (Foto: Matt Dunham/Pool via Getty Images)

Ky gol po cilësohet si prej më të mirëve këtë sezon, ndërsa ai ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje këtë sezon shkaku i dëmtimeve.

Watford ka 31 pikë në vendin 17-të dhe deri në fund do t’i duhet ende Welbeck që të arrijë shpëtimin. /Telegrafi/