eksperti ad

Mediat daneze kanë raportuar sot, se disa qytetarë danezë të cilët marrin pensione nga Qeveria daneze si persona të paaftë për punë, janë duke luftuar në Siri në anën e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Siç njofton Indeks.hr, këtë e ka bërë të ditur Shërbimi i Inteligjent i Danimarkës, i cili ka identifikuar disa qytetarë danezë, të cilët janë shfrytëzues të pensioneve të parakohshme në bazë të sëmundjeve që kanë dëshmuar për paaftësinë e tyre, ndërkohë që kanë shkuar të luftojnë për ISIS-in në Siri.