LAJMI I FUNDIT:

Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës “lansues raketash kundër anijeve”

Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës “lansues raketash kundër anijeve”

Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës një lansues raketash për raketat kundër anijeve të njohura si Harpoon, njoftoi të hënën Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria daneze premtoi këtë “pajisje” gjatë një takimi virtual të të ashtuquajturit Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës më herët të njëjtën ditë.


Grupi i Kontaktit përfshin më shumë se 40 ministra dhe shefa të mbrojtjes, duke përfshirë Austin dhe ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Ai ishte një forum për Reznikov për të shprehur nevojat ushtarake të vendit të tij, ndërsa lufta e tij më e gjerë me Rusinë hyn në muajin e katërt.

“Unë jam veçanërisht mirënjohës për Danimarkën, e cila njoftoi sot se do të sigurojë një lëshues dhe raketa ‘Harpoon’ për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë brigjet e saj”, citohet të ketë thënë Austin.

Dhe siç vlerëson Forbes.com, nuk është e vështirë të merret me mend se çfarë do të bëjnë ukrainasit me atë. Pra do ta dërgojnë atë në Odesa, porti strategjik i Ukrainës në bregun perëndimor të vendit të Detit të Zi, në mënyrë që të mbrohet porti nga sulmet e flotës ruse të Detit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori