LAJMI I FUNDIT:

Dani për Buxhovin në ‘8a8’ tek Adelina Ismaili: Është karriera vet!

Dani për Buxhovin në ‘8a8’ tek Adelina Ismaili: Është karriera vet!

Hit-këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi – Dani, ka qenë i ftuari i këngëtares së njohur shqiptare Adelina Ismajli në emisionin e saj personal ‘8a8’.

Dani, që ndryshe e quajnë edhe bilibili i këngës, ka shpalosur momente interesante të karrierës dhe punës profesionale 50 vjeçare.


Në mesin e shumë fragemnteve interesante Dani është ndalur edhe tek vlerësimet që i janë bërë nga fis-harmonikisti i njohur nga Gjakova Vllaznim Buxhovi, bashkëpunëtorë ndër dekada i këngëtarit të njohur Shkëlzen Jetishi.

Foto: YouTube

Para se të komentoj vlerësimet për vete që ka marrë nga Buxhovi, pyetje që i është bërë nga nikoqirja Adelina Ismajli, Dani ka shpprehur opinionin e tij për punën dhe karrierën e Vllaznim Buxhovit.

“Vllaznim Buxhovi, është karrierë e gjatë e muzikës shqip. Krejt kohën i suksesshëm. Ka shumë me karrierë të gjatë, mirëpo nuk janë krejt kohën të suksesshëm, e Buxhovi ka qenë dhe është. Tani muzika që e kultivon ai, është kultivim i saktë, i drejtë dhe krejt shqip, për çka ne kemi nevojë. Sa i përket vlerësimit që më ka bërë në ‘RADIO 1’ tek Fitimi, është vlerësim i tij për mua, e çmoj. Faleminderit prej tij. Unë për vete për çdo sukses e them, faleminderimet i takojnë Allahut. Shpresoj se ja kam bërë mundin por publiku e vlerëson më së miri. Besoj se duke ju falënderu Zotit, Ai lartë ma ka dhënë ngjyrën time, stilin tim, pastërinë, unë këto i ruaj dhe kjo më karakterizon mua, mendoj, nëse nuk po e teproj. Nuk kam qenë emitator, jam mundu me kriju stilin tim dhe deri më sot jam ky. Ajo çfarë kisha me shtu për të rinjtë që fillojnë këngën, normal fillojnë duke na imitu brezin më të vjetër. Mirë, për fillim mendoj është mirë, mirëpo duhet që sa më shpejt të ndërtojnë stilin e vet. Si fillim e kutpoj”. u shpreh Dani.

Ndryshe, kohë më parë në rrëfimin e tij të karrierës, në ‘RADIO 1’, udhëheqësi artistik i shumë orkestrinave të njohura gjakovare të kohës, ish-bashkëpunëtori i ngushtë ndër dekada i këngëtarit të njohur kosovar Shkëlzen Jetishi-Xeni, fis-harmonikisti i njohur nga Gjakova Vllaznim Buxhovi, ka deklaruar se Ramadan Krasniqi – Dani është zëri më i pastër në ballkan./RADIO 1/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori