LAJMI I FUNDIT:

Danev: LSDM-ja merret me përgatitje skandalesh të zeza

Danev: LSDM-ja merret me përgatitje skandalesh të zeza

Ne konferencën e sotme për shtyp, Dragan Danev nga OBRM-PDUKM-ja akuzoi LSDM-në se është një parti që bën politika manipuluese dhe merret me përgatitje skenaresh të zeza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, cak i LSDM-së tani është zv. ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, duke i pergatitur një kurth klasik politik përmes ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski.


Danev akuzoi LSDM-në dhe mediat që sipas tij, janë nën kontrollen e LSDM-së, dhe e mashtrojnë opinionin, një javë rresht, duke publikuar informacione të rrejshme, për të manipuluar me qytetarët. Njiherit, Danev kërkoi largimin e Oliver Spasovskit dhe Primisllav Dimovskit nga MPB-ja./Telegrafi/