LAJMI I FUNDIT:

Damian Lewis largohet nga “Billions” pas pesë sezoneve

Damian Lewis largohet nga “Billions” pas pesë sezoneve
Foto: YouTube

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Damian Lewis po largohet nga Billions pas pesë sezoneve.


Aktori luajti Bobby Axelrod, aka Axe, në Showtime, i cili transmetoi finalen e sezonit të tij të pestë të dielën mbrëma.

Showtime gjithashtu tha se sezoni i gjashtë do të ketë premierën më 23 janar teksa publikoi edhe një trailer.

Damian Lewis (Foto: YouTube)

“Faleminderit SHO_Billions, faleminderit Brian Koppelman, David Levien”, shkroi Lewis në Twitter të hënën herët në mëngjes. “Një kënaqësi dhe një privilegj për të luajtur Ax për pesë sezone me kastin dhe ekipin më qesharak dhe më të talentuar. Do të më mungojë familja e Billions. Po, disa punë janë më shumë sesa thjesht një punë…. Dashuri”.

Paul Giamatti, Corey Stoll dhe Maggie Siff gjithashtu do të kthehen për sezonin e gjashtë.

Sezoni i ardhshëm do të jetë pa Axe me një zëvendësim të bërë nga Michael Prince. Ndërkohë, Chuck (Giamatti) duhet të zhvillojë një strategji të re që është më e mprehtë dhe më e sofistikuar se më parë.

Të gjithë – Wags (David Costabile), Wendy (Siff), Taylor (Asia Kate Dillon), Sacker (Condola Rashad) dhe Senior (Jeffrey DeMunn) – duhet ‘të mprehin armët e tyre dhe të kërkojnë aleanca të reja në mënyrë që të mbijetojnë’.

Damian Lewis (Foto: YouTube)

Stoll iu bashkua shfaqjes si një mysafir në sezonin e pestë si një kërcënim i ri për Axe.

Nuk është seriali i parë i Showtime që Lewis është larguar, meqë ai doli nga “Homeland” në 2013 pas tre sezoneve.

Shikoni trailerin e sezonit të gjashtë më poshtë:

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Kalo në kategori