LAJMI I FUNDIT:

Dallku synon ta nis me fitore aventurën si trajner i Prishtinës

Dallku synon ta nis me fitore aventurën si trajner i Prishtinës

Armend Dallku ka marrë drejtimin e Prishtinës pas largimit të Bylbyl Sokolit.

Tekniku vushtrrias ka bërë vetëm një stërvitje me skuadrën para ndeshjes shumë të rëndësishme me Gjilanin.

Pas përfundimit të stërvitjes, Dallku ka folur për faqen zyrtare të klubit për takimin me Gjilanin.

Ish-kapiteni i Prishtinës ka thënë se skuadra e tij futet për fitore në këtë takim, duke përmendur edhe problemin e tifozëve Plisat me Kryesinë e klubit.

“Gjithmonë, edhe sa kam qenë lojtar, kam thënë që Prishtina lufton vetëm për fitore. Kështu që presim fitore, sidomos kur luajmë para adhuruesve tanë të cilëve iu bëjë thirrje dhe i apeloj të vijnë të mbështesin ekipin, të mbështesin lojtarët, sepse është e vetmja mënyrë që të shkohet përpara duke mos e harruar edhe problemin ndërmjet tifozerisë dhe klubit, mund të themi”.

“Këto janë gjëra, që ndoshta marrin pak kohë për t’u zgjedhur, por unë shpresoj që nga dita e nesërme tifozeria do t’i mbështes këta djem, sepse me të vërtet e meritojnë, sepse sa i përket neve do të japim maksimumin për të bërë përzgjedhjen e duhur të lojtarëve brenda fushës dhe t’i përzgjedhim pikërisht ata lojtarë që do të japin qindëpërqindëshin vetëm për fitore”, ka deklaruar Dallku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori