Përralla këtë vit, në edicionin e tretë fton të gjithë adhuruesit e muzikës, natyrës dhe shoqërisë, nën qiell të hapur, me një format të ri plot aventurë dhe surpriza.

Programi dinamik do të sjellë në Kosovë tendencat më të reja të muzikës elektronike bashkëkohore. DJ, kompozitorë, artistë ndërkombëtarë e vendorë do të luajnë në dy skenat tona për 48 orë pandërprerë.


Po sikurse në edicionet e kaluara, edhe këtë vit kampingu i Përrallës do jetë i hapur për mikpritjen e vizitorëve.

Tendat e bukura do të shtrihen në pozicionin më fantastik dhe çlodhës në mes të luginës së gjelbër, nën vezullimin e yjeve. Për këtë eksperiencë magjike, Përralla është kujdesur maksimalisht për argëtimin, komoditetin dhe sigurinë e pushuesve.

Prej sot biletat dolën në shitje për Përralla 2017: 09 - 15 qershor *presale* (sasia e limituar) - 7€
16 - 24 qershor (12:00) - 10€

Pikat e shitjes:Gjakovë: Gjurma
Nouvelle Vague - Bar

Prishtinë: Soma Book Station
The White Tree

Tiranë: Destil Hostel Albania

Prizren: Kafiç

Pejë Soho Bar

Mitrovicë The Backgarden Pub

Ferizaj French Lounge Bar

Gjilan Te Papaku