LAJMI I FUNDIT:

Daja: Luajtëm mirë, mungesat e shumta ndikuan në mos fitore

Daja: Luajtëm mirë, mungesat e shumta ndikuan në mos fitore

Trajneri Ilir Daja nuk e mori 3-pikëshin si dhuratë për ditëlindjen e tij të 51-të, të cilën e feston pas pak minutash, por shprehu gjithë kënaqësinë për paraqitjen e ekipit.

“Mendoj se luajtëm një ndeshje mjaft të mirë, duke pasur parasysh se si shkoi loja dhe çfarë kundërshtari kishim përballë. E kontrolluam mirë kundërshtarin dhe u munduam të bëjmë lojën, duke ia dalë në pjesën më të madhe të ndeshjes. Më vjen mirë edhe për rezultatin e Kievit, sepse na jep mundësi më të mëdha për të tentuar kualifikimin”, tha Daja.


tekniku i Skënderbeut pranoi se dëmtimet po penalizojnë shumë skuadrën korçare, pasi edhe sot kishte mangësi në stol, në reparte të caktuara.

“Ashtu si me Young Boysin, edhe sot u detyruam të bëjmë një zëvendësim që në minutën e 20-të dhe për më tepër, jashtë doli pikërisht Radas, një nga lojtarët më me eksperiencë që kemi. Por edhe mungesat e tjera, si Gavazaj, Nespor, Nimaga, apo edhe Sahiti, që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, na minimizuan mundësitë e e freskimit të skuadrës dhe na detyruan të aktivizojmë disa lojtarë, jashtë rolit të tyre natyral. Shpresoj që sa më shpejt të kem grupin e plotë, për të pasur mundësi të luajmë për 90 minuta”, tha tekniku i Skënderbeut.

Ilir Daja duket besimplotë se Skënderbeu i ka të gjitha mundësitë t’ia dalë të vijojë më tej në aventurën europiane. Ai mendon se korçarët kanë mundësi të marrin pikë ndaj çdo lloj kundërshtari, qoftë edhe në Beograd.

“Ne do të luajmë shanset tona për kualifikim, në të 3 ndeshjet e mbetura dhe shpresoj që të kemi edhe fatin me vete, për t’ia dalë me sukses. Nuk kam aspak frikë nga transferta e Beogradit, por edhe nga kundërshtarët e tjerë në grup, sepse kam besim se futbollistët që kam mund të përballen me këdo, si të barabartë. Unë uroj vetëm që të kem grupin e plotë në dispozicion, që të organizojmë më mirë ndeshjet, qoftë para, por edhe gjatë ndeshjes”, theksoi trajneri Daja. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori