LAJMI I FUNDIT:

“Daily Telegraph” njoftoi gabimisht për vdekjen e Dukës së Edinburgut

“Daily Telegraph” njoftoi gabimisht për vdekjen e Dukës së Edinburgut

Mediat britanike raportuan se bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, Duka i Edinburgut – Princi Filip sot për herë të fundit u shfaq në rolin zyrtar dhe “Daily Telegraph” dha gabimisht njoftimin për vdekjen e tij.

Media nga Londra publikoi në faqen e saj një artikull jo të plotë, ku njoftohej vdekja e Dukës së Edinburgut, transmeton KP.

Ndryshe, Princi Filip i Britanisë së Madhe zhvilloi një takim me Marinën Mbretërore si pjesë e angazhimit të tij të fundit publik pas 65 vitesh paraqitjesh në detyrat mbretërore.