Superylli shqiptar, Dafina Zeqiri, ka shprehur gjithë përkrahjen dhe dashurinë e saj për yllin në ngritje të skenës muzikore shqiptare, Diona Fona.

Ishte bukuroshja 18 vjeçare ajo që publikoi videoklipin e ri “Havera” ditë më parë dhe që është pritur mjaft mirë nga publiku.


Përkrahje Diona ka pasur edhe nga një prej yjeve më të mëdha të skenës, Dafina Zeqirit, e cila e ka përgëzuar bukuroshen për këtë videoklip duke shprehur gjithë përkrahjen e saj.

“Suksese zemër dhe bravo, muah të përqafoj”, ka shkruar Dafina në postimin e Diona Fonës në rrjetin social Instagram.

Diona e cila shfaqet me plot stil dhe zë të veçantë ka bashkëpunuar me Gjikon, Big Bang Beats dhe Valon Azirin në këtë videoklip. /Telegrafi/

dafina zeqiri e1495093957517